Znj. Nina Guga, Ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, si e Ftuar Nderi në Ceremoninë e Diplomimit të “New York College”, Athinë

Zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Znj. Nina Guga, mori pjesë si e ftuar nderi nga Presidenti i “New York Educational Group”, Z. Elias Foutsis në ceremoninë e diplomimit të “New York College” (NYC) në Athinë. Në fjalën e saj përshëndetëse drejtuar të diplomuarve, Znj. Guga iu referua themelimit të universitetit të parë privat në Shqipëri nga bashkethemeluesit Z. Elias Foutsis, dhe Prof. Gramoz Pashko, duke ngjallur emocion të veçantë me historikun e sukseshëm të tij. Ndër të tjera Znj. Guga përmendi edhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë për hapjen e një institucioni arsimor të bazuar në metodologjinë e njohur botërore STEM, shkollën “American British STEM Academy” (ABASTEM). ABASTEM është shkolla e parë dhe e vetme STEM në Shqipëri, dhe vjen si një inisiativë e re e “NYC Educational Group” dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptar, të suksesshëm në fushën e arsimit.