Dita e Parë e Shkollës në “American British STEM Academy”

Shkolla “American British STEM Academy” (ABASTEM), hapi dyert për nxënësit e saj, për vitin e ri akademik 2023-2024, ku risi do të jetë metodologjia STEM, që e diferencon ABASTEM nga shkollat e tjera. Metodologjia STEM, e cila aplikohet në universitete të njohura në SHBA, Britani, dhe shtete të tjera, vjen për herë të parë në Shqipëri përmes shkollës ABASTEM, dhe përzgjedhjes (si dhe trajnimit të vazhdueshëm) të stafit të saj pedagogjik. ABASTEM ka mbështetjen e “New York College Education Group” (NYC Education Group) dhe përmes partneritetit të këtij të fundit me universitete të njohura në Europë, dhe SHBA sjell një iniciativë të re në fushën e arsimit në Shqipëri. “Po vijmë sërish në Shqipëri duke hapur një shkollë, e cila më sjell në mëndje kujtime me të ndjerin Gramoz Pashko, me të cilin nisëm fillimisht bashkëpunimin për ‘Universitetin e New Yorkut në Tiranë’ (‘University of New York in Tirana’ (UNYT)). Investimi në një kolegj universitar, përmes suportit të Universitetit të BOLTON në Britaninë e Madhe, e duke aplikuar metodologjinë STEM. Jam i bindur se cilësia është një nga karakteristikat që ne kemi dhe do të ofrojmë”, u shpreh Ilia Fucis.

Dr. Anthony Keating, këshilltar për STEM pranë zyrës së Zv. Kancelarit të Universitetit të BOLTON në Britaninë e Madhe, tregon avantazhet e aplikimit të metodologjisë STEM në shkollën American British Steam Academy. “STEM qendron për ‘Shkencë’, ‘Teknologji’, ‘Inxhinieri’, dhe ‘Matematike’ dhe kjo ndihmon ne zgjidhjen e problemeve që lindin, dhe në zhvillimin e mendimit kritik. Me STEM janë njohur njerëz si Albert Anjshtajn, dhe Elon Musk, dhe ndoshta në të ardhmen, ne mund të kemi një Elon Musk që diplomohet nga kolegji jonë. Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe mbështetur ndërtimin e një kampusi universitar. Mbështetja jonë do jepet përmes programeve, pedagogëve dhe nëpërmjet zotit Ilia Fucis, i cili është biznesmen i zoti në fushën e tij”, tha Zv. Kancelari Keating. I ftuar nderi në ceremoni ishte Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili përgëzoi hapjen e “American British STEM Academy” me standarde te larta arsimore.