Nga klasa e parë deri në klasën e pestë, mësimdhënia përmban materiale të dedikuara që ngjallin kuriozitetin e fëmijëve për fenomenet natyrore, duke përdorur me kreativitet elementët shkencorë për shpjegimin e koncepteve të jetës së përditshme. Zhvillimi i imagjinatës përmes punës në grup si edhe nxitja e kuriozitetit për shkencën, nën vëzhgimin e kujdesshëm të mësueseve dhe fokusit të stafit pedagogjik, formësojnë konceptet e para dhe shumë të nevojshme që do t’i shoqërojnë nxënësit gjatë gjithë procesit të të mësuarit në afatgjatë.