Globalizimi është e tashmja ku jetojmë çdo ditë, kur të rinjtë duhet të konkurrojnë në një treg pune pa kufij dhe gjithmonë të ndërlidhur nga teknologjia. E gjitha kjo ka ndikuar në mënyrën se si punojmë, si ndërveprojmë në mjediset sociale, si e jetojmë jetën tonë. Është e vërtetë se flasim gjuhë të ndryshme, vijmë nga kultura jo të ngjashme, kemi botëkuptime të ndara, por të gjitha këto nuk i bëjmë të veçuar. Bota sot është një ‘fshat’ global dhe ne jemi anëtarë të të njëjtit komunitet. Bindja jonë është se, në këtë botë që nuk rresht së befasuari me ndryshimet që pëson, mënyra më e qëndrueshme për të qenë të suksesshëm e konkurrues është vetëm arsimimi cilësor. 20 vite më parë themeluam të parin universitet privat në Shqipëri, “University of New York in Tirana” që u shndërrua shpejt në përfaqësimin më prestigjioz të arsimit të lartë shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe aktualisht operon me sukses nën drejtimin e pronarëve të rinj.

Tani “American British STEM Academy” është projekti ynë më i ri ku besojmë dhe do të investojmë gjithë njohuritë dhe eksperiencën tonë. Si themelues i “New York College Educational Group” (New York College Athens, New York College Thessaloniki, Greece and University of New York in Prague, Czech Republic) dhe tashmë si partner i ekipit të përkushtuar të “American British STEM Academy” jemi në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore më prestigjioze europiane e amerikane si “State University of New York – Empire State College” (SHBA), “University of Bolton” dhe “University of Greenwich” (Britani). Prandaj jemi besimplotë se kemi gjithë mbështetjen e nevojshme, burimet e domosdoshme dhe përvojën e vyer për të sjellë për herë të parë edukimin STEM në Shqipëri. Jemi krenarë të paraqesim këtë trend global, që nuk është thjesht një teknikë mësimdhënieje, por më shumë se kaq.

STEM është formim elitar. STEM është mënyrë të menduari. STEM është stil jete dhe do të jetë ‘pasaporta’ e artë e të rinjve shqiptarë për një sukses ndërkombëtar.”American British STEM Academy”, duke ofruar ciklin e plotë të studimit parauniversitar, është habitati natyror i zhvillimit të STEM në Tiranë, këtu, ku kemi arritur shumë suksese e plot të tjera na presin falë besimit që marrim çdo ditë nga prindërit të cilët na konsiderojnë partnerë në të ardhmen e fëmijëve të tyre. Të përkushtuar për të krijuar një eksperiencë unike, me vëmendje të plotë, bazuar në një metodikë interaktive dhe mbështetur në infrastrukturën më bashkëkohore, aty ku dija jo thjesht përcillet, por preket në çdo qelizë të saj, “American British STEM Academy” është në Tiranë bashkëshoqëruesja që çdo nxënës do të donte të kishte në formimin e tij njerëzor dhe profesional.

Ilias Foutsis, Hon Ph.D
President
NYC Education Group