American British STEM Academy ju fton për tu bërë pjesë e shkollës ku edukimi STEM ka diçka të veçantë për t’i ofruar çdo nxënësi, thekson të menduarit kritik dhe kreativitetin, kërkimin, zgjidhjen e problemeve, bashkëpunimin dhe komunikimin, aftësi për të cilat nxënësit kanë nevojë për të qenë të suksesshëm në botën e sotme pavarësisht nga interesat specifike ose synimet e tyre në karrierë. Regjistrimet dhe rezervimet për vitin e ri akademik nisin që në muajin janar dhe janë në përputhje me datat e udhëzimit. Për rezervime te hershme ofrohet reduktim në tarifën e studimit.

Dokumentacioni që kërkohet për regjistrim:

  • Formulari i aplikimit
  • Dëftesa
  • Certifikatë familjare

*Për nxënësit që regjistrohen në klasë të parë, duhet sjellë vërtetimi që fëmija ka ndjekur kopshtin ose klasën përgatitore si dhe vërtetimin e vaksinimit nga qëndra shëndetësore. Për më shumë informacion ju ftojmë të rezervoni takimin për të vizituar nga afër ambientet e kampusit të shkollës ose nëpërmjet telefonit: +355 69 701 3555.