Pse STEM

Jetojmë në një botë inovative, e cila ndryshon dita ditës, element i rëndësishëm i arritjes së suksesit në ditët e sotme, është aftësia e përshtatjes me ndryshimet e njëpasnjëshme, të zotërosh aftësitë e komunikimit, të jesh kreativ, të bashkëpunosh në mjedisin ku vepron e të kesh një mendim kritik të zhvilluar.

Të gjitha këto ndërthuren me metodologjinë STEM. Metodologjia STEM e ka zanafillën në shtetin Finlandës, i cili aktualisht cilësohet si një nga shtetet më të mira në arsimimin cilësor, në mbarëbotën. Nga suksesi i arritur në Finland, kjo metodologji u përhap shpejt në shkollat, universitetet Amerikane, Europiane dhe jo vetëm. Disa nga universitetet që e kanë përqafuar këtë metodologji janë Universiteti I Oxfordit , Universiteti I Cambridge, Universiteti i Harvard etj.

American British STEM Academy është e para shkollë në Shqipëri që ju jep mundësinë fëmijëve tuaj të përqafojnë të ardhmen. STEM konsiston në inovacionin e edukimit që përdor shkencën për t’i dhënë zgjidhje të qëndrueshme problemeve që i hasim në përditshmëri. Kjo metodologji I referohet shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës por gjithashtu fokusohet në zhvillimin e mëtejshëm e aftësive të buta si bashkëpunimi në grup, aftësia në komunikim, kreativiteti dhe zhvillimi I mendimit kritik. Të gjitha këto për të kontribuar në formimin e një të ardhmeje të sukseshme për nxënësit tanë.

Nëpërmjet laboratorëve të shkollës të  ndërthurura me metodologjinë STEM, nxënësit arrijnë të observojnë, hulumtojnë dhe ndërveprojnë në proceset e ndryshme lëndorë. Stafi i përkushtuar, programi mësimor i ndërthurur me metodologjinë STEM dhe mjediset e shkollës të rrethuar nga natyra, përbën  laboratorin e suksesit për individë të suksesshëm.

The future is STEM and the future is now!